Ndërlidhjet

Përfundon Konventa e demokratëve, Clinton mban fjalim 


Kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton

Kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton

Hillary Clinton formalisht e ka pranuar nominimin e demokratëve amerikanë që të bëhet kandidatja e tyre për president.

Fjalimi i Clinton më 28 korrik ka qenë vula e konventës katër ditëshe e demokratëve, por edhe fillimi i një fushate zgjedhore që shumë presin të jetë më e kushtueshmja, por edhe më e pista në histori të Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi sy hapur për atë se me çka përballet vendi jonë. Por, ne nuk kemi frikë. Ne do të ngritemi para sfidës, ashtu siç kemi bërë gjithnjë”, ka thënë Clinton në fjalimin e saj.

Nata e fundit e Konventës përmbante edhe fjalime nga një gjeneral me katër yje që ka udhëhequr forcat amerikane në Afganistan, babai i një myslimani të Amerikës që është vrarë në Irak dhe vajza e Hillary, Chelsea.

Kundërshtari i saj është miliarderi Donald Trump që ka befasuar shumë njerëz me rritjen e tij të shpejtë në krye të partisë Republikane.

XS
SM
MD
LG