Ndërlidhjet

logo-print

Fronti al Nusra ndahet nga Al Kaida 


Lideri i Frontit Al Nusra, Abu Mohammed al-Golani duke e dhënë lajmin për ndarje nga Al Kaida

Lideri i Frontit Al Nusra, Abu Mohammed al-Golani duke e dhënë lajmin për ndarje nga Al Kaida

Grupi radikal Fornti Al Nusra ka njoftuar se është ndarë nga organizata terroriste, Al Kaida, me pajtimin e kësaj të fundit, një lëvizje kjo që thuhet se është bërë me qëllim të evitohet si cak i sulmeve ajrore ruse dhe amerikane.

Grupet e lidhura me Al Kaidën dhe Shtetin Islamik janë hequr me qëllim nga një armëpushim sirian dhe negociata të paqes, dhe se të dy supër fuqitë ushtarake botërore i kanë pasur cak të sulmeve të tyre ajrore.

Lideri i grupit sirian, Abu Mohamad aj Golani, ka thënë për televizionin Al Jazeera më 28 korrik se grupi do të vazhdojë tutje me emrin e ri, Fronti Fateh el Sham, dhe se “nuk do të ketë asnjë lidhje me palë të huaja”.

Liderët e Al Kaidës në një njoftim të bërë ndaras nga ky e kanë kërkuar ndarjen që “të ruajnë të mirën e Islamit”. Por, grupi vazhdon të kërkojë qëllimin e themelimit të kalifatit mbështetur në ligjin islamik.

Zyrtarët amerikanë janë skeptik për këtë ndryshim.

Shefi i inteligjencës amerikane, James Clapper, e ka quajtur “një lëvizje marketingu” këtë ndarje.

“Nëse vërtetë po ndahen apo jo nga Al Kaida, kjo mbetët të shihet”, ka thënë ai.

“Ne natyrisht nuk kemi arsye të besojmë që veprimet apo objektivat e tyre janë të ndryshme”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirvy.

“Ata ende konsiderohen një organizatë terroriste”, ka thënë më tej Kirby.

XS
SM
MD
LG