Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Për pesë muaj qeveria humb 5 % të territorit 


Harta e Afganistanit

Harta e Afganistanit

Qeveria afgane e ka humbur kontrollin e rreth 5 % të territorit nga janari deri në maj të këtij viti, megjithë ngadalësimin e largimit të trupave amerikane, thotë një raport i një grupi vëzhguesish qeveritar amerikanë.

Raporti i publikuar nga Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit ka thënë se qeveria afgane e kontrollin 65.6 % të qarqeve në vend në muajin, një rënie kjo nga 70.5 % sa kontrollonte në fund të janarit.

Duke cituar forcat amerikane në Afganistan, raporti ka thënë se humbja e territorit tek talibanët ka ndodhur për shkak se forcat afgane janë dërguar nga zona me prioritet të vogël në ato zona ku janë bërë “ofenziva të ashpra...”.

Sipas komandantit të forcave amerikane në Afganistan, John Nicholson, shumica e rajoneve që kontrollohen nga talibanët janë zona rurale.

Raporti thotë se qeveria afgane nuk ka shënuar humbje vetën nga talibanët, por tani është nën presion të vazhdueshëm edhe nga grupet tjera si Shteti Islamik apo edhe Lëvizja Islamike e Uzbekistanit.

Presidenti amerikan së fundi ka vendosur që 8400 trupat amerikane do të mbesin në Afganistan deri në fund të këtij viti, një vendim ndryshe ky nga ai i mëparshmi që thoshte se deri në janar të 2017-ës, amerikanët do të linin vetëm 5500 trupa në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG