Ndërlidhjet

Kerry do të takohet me homologët e Azisë Qendrore


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të mbajë një takim të përbashkët me ministrat e Jashtëm të pesë shteteve të Azisë Qendrore, në Uashington më 3 gusht, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Daniel Rosenblum, zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Azinë Qendrore, u ka thënë gazetarëve se takimi do të mbahet si pjesë e një formati të ri të dialogut ndërmjet SHBA-ve dhe vendeve të Azisë Qendrore, i njohur si C5+1.

Kerry mbajti takimin e parë të C5+1 në Samarkand, Uzbekistan, gjatë një takimi rajonal në nëntor të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG