Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq: 1 milion irakianë mund të detyrohen të largohen


Civilë irakianë në Mosul

Civilë irakianë në Mosul

Numri i irakianëve të zhvendosur mund të arrijë në një milion brenda muajve të ardhshëm, në kohën kur luftimet kundër Shtetit Islamik po shpeshtohen në Mosul dhe vende të tjera, ka paralajmëruar sot Kryqi i Kuq në Gjenevë.

Vala e re e njerëzve të zhvendosur mund të krijojë një problem humanitar, pasi kjo do t’i shtohej numrit prej 3 milionë njerëzish që veçse janë zhvendosur nga Iraku, sipas kësaj organizate humanitare.

“Situata është e paparashikueshme, por ne duhet të përgatitemi për më të keqen. Ka mundësi që luftimet do të intensifikohen, veçanërisht përreth zonës së Mosulit”, tha Robert Mardini, drejtor për Lindjen e Mesme i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kryqi i Kuq u ka bërë thirrje donatorëve që të sigurojnë një shumë shtesë prej 17 milionë dollarësh për të siguruar ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore për njerëzit që janë prekur nga luftimet.


XS
SM
MD
LG