Ndërlidhjet

logo-print

Konfliktet janë shkaktari kryesor i urisë në botë


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se 56 milionë njerëz në 17 vende të botës janë ndikuar nga konfliktet e stërzgjatura dhe kanë vështirësi për t’u ushqyer, pasi ndodhen të ngujuar në rrethe të mbyllura, të dominuara nga dhuna e uria, thuhet në raportet e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Konfliktet janë shkaktari kryesor i urisë, pasi kjo gjë i detyron njerëzit të ikin nga shtëpitë dhe tokat e tyre dhe prish tregjet, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Fermerët nuk mund ta punojnë tokën apo t’i mbajnë bagëtinë, që janë burime kryesore të të ardhurave në shumë vende të goditura nga konflikti.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë dhe Programi Botëror për Ushqim thanë se janë 17 vende ku dhuna ka ndikuar dukshëm në qasjen në ushqim.

Në mesin e tyre janë Siria, Jemeni, Iraku, Burundi, Mali, Somalia, Afganistani, e shumë vende të tjera.

XS
SM
MD
LG