Ndërlidhjet

Gjykata gjermane dënon huliganët rusë të futbollit


Rusët e dënuar në Gjermani, 29 korrik 2016

Rusët e dënuar në Gjermani, 29 korrik 2016

Një gjykatë në Gjermani ka dhënë dënime me kusht prej 10 deri në 12 muaj për katër huliganë rusë të futbollit.

Katër rusët u dënuan për rrahjen e dy turistëve spanjollë dhe ciceronin e tyre në qytetin e Këlnit në Gjermani.

Vendimi i gjykatës u lëshua sot në shtetin perëndimor Westphalia.

Burrat, të cilët nuk janë identifikuar, thuhet se udhëtonin nga qyteti francez i Marsejës, aty ku pati përleshje të ashpra ndërmjet huliganëve rusë dhe anglezë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që po mbahej në Francë.

Policia gjermane arrestoi ata menjëherë pas sulmit, duke thënë se silleshin “në mënyrë shumë agresive dhe kishin sjellje brutale”.

Rusët kishin rrahur dhe shkelmuar viktimat, duke e lënë njërin me lëndime të rënda, ka thënë policia gjermane, duke mos dhënë hollësi për arsyet e sulmit.


XS
SM
MD
LG