Ndërlidhjet

Thaçi: Pjesëmarrja në Olimpiadë, plotësim i ëndrrës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se debutimi i Kosovës në Lojëra Olimpike është përmbushje e ëndrrës së shumëpritur.

“Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm”, ka shkruajtur Thaçi.

Më tutje ai ka shkruar se vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës.

XS
SM
MD
LG