Ndërlidhjet

logo-print

Armeni: Në përleshjet me policinë - dhjetëra të lënduar


Pamje nga Erevani i Armenisë

Pamje nga Erevani i Armenisë

Policia speciale është përleshur me qindra protestues mbrëmë vonë, afër kompleksit të policisë në kryeqytetin Erevan, që është i okupuar nga personat e armatosur, të ndërlidhur me një grup opozitar në Armeni.

Dhuna, nga e cila janë lënduar tre gazetarë të Radios Evropa e Lirë, ka shpërthyer gjatë të shtënave dhe eksplodimet, që vinin nga kompleksi i stacionit të policisë në lagjen jugore Erebuni. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse forcat e policisë kishin zhvilluar operacion të shkallës së gjërë atje.

Protestesuesit, që i mbështesin personat e armatosur, papritmas janë përpjekur t’i afrohen ndërtesës nga lagjja e afërt, Sari Tagh. Disa prej tyre kanë hedhur gurë kur ata janë konfrontuar me policinë speciale, që kanë përdorë garanta trullosëse.

XS
SM
MD
LG