Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: 17 gazetarë lidhur me akuza për “terror” mbahen në arrest


Pamje nga një pjesë e Stambollit

Pamje nga një pjesë e Stambollit

Një gjykatë në Stamboll ka vendosur që 17 gazetarë turk të arrestohen për lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Turqisë e fajëson për puçin e dështuar ushtarak.

Gjykata tha se gazetarët ishin “anëtarë të grupit terrorist”, kanë raportuar mediat turke.

Zoti Gulen, që jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, dhe grupet e ndërlidhura me të, i kanë hedhur hedhur poshtë akuzat se janë terroristë dhe kanë thënë se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me përpjekjen për puç më 15 korrik.

Gjykata dje i ka liruar katër gazetarë të ndërlidhur me Gulenin, të cilët janë në favor të lirisë së mediave, por 17 të tjerë mbahen të arrestuar para se të filloj procesi lidhur me akuza për terror.

Në mesin e këtyre reporterëve që janë të arrestuar, përfshihen edhe gazetari veteran, Nazli Ilicak, dhe ish-korrespondenti për gazetën Zaman, që është pro Gulenit, Hanin Busra Erdal.

Në mesin e katër të liruarve është edhe komentatori i njohur, Bulent Mumay.

XS
SM
MD
LG