Ndërlidhjet

Pakistan: Nga vërshimi – së paku 21 udhëtarë në autobus e kanë humbur jetën


Pamje nga vërshimet në Pakistan
Pamje nga vërshimet në Pakistan

Së paku 21 vetë kanë humbur jetën në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, derisa një autobus me dasmorë është përfshirë nga vërshimi.

Ky incident tragjik ka ndodhur sot në rajonin Khyber, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarë policorë thanë se në autobus ishin 25 dasmorë.

Sezoni i të reshurave të mëdha verore në Azinë Jugore shpeshherë shkakton vërshime të shpejta në Pakistan, me ç’rast shkaktohen dëmtime të mëdha në fshatra dhe në infrastrukturë.

Gjatë muajit korrik, nga vërshimet kanë humbur jetën së paku 55 persona, kanë thënë Autoritetet Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave në Pakistan.

Gjatë të reshurave të verës së kaluar dhe vërshimeve, kanë humbur jetën 81 vetë, ndërsa në gjithë Pakistanin janë prekur afro 300 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG