Ndërlidhjet

Papa: Zoti ta çlirojë botën nga “vala shkatërruese e terrorizmit”


Papa Françesk gjatë vizitës në kampin nazist të vdekjes në Aushvic

Papa Françesk sot pritet ta mbajnë një meshë në qytetin Krakov në Poloni, me pjesëmarrjen e afro 1.6 milion besimtarëve.

E ashtuquajtura, Fushë e Mëshirës, gjatë natës është mbushur me qindra mijëra njerëz, në kuadër të meshës finale të festivalit, Dita Botërore e Rinisë.

Më herët, gjatë vizitës në kampin nazist të vdekjes në Aushvic, Papa Françesk ka tërhequr vërejtjen se mizoria që ka ndodhur atje “nuk përfundon” me Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tij, “bota është në luftë”, por mënyra për “ta kapërcyer frikën” është që të mirëpriten njerëzit që largohen nga konfliktet dhe shtypja. Ky ishte një mesazh i fuqishëm në Poloni, autoritetet e së cilës aktualisht kanë një qëndrim të fortë kundër migrantëve.

Papa, po ashtu, është lutur që Zoti ta çliroj botën nga “vala shkatërruese e terrorizmit”.

XS
SM
MD
LG