Ndërlidhjet

logo-print

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Teksas

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Një grua në moshën 30 vjeçare është vrarë dhe katër persona të tjerë janë plagosur, të dielën në mëngjes, në qytetin Austin në Teksas, ka cituar CNN njoftmin e qendrës Emergjente Mjekësore të rajonit të Austinit.

Sipas policisë së Austinit “kishte të shtëna të ndara brenda zonës së njëjtë. Të dyja skenat janë siguruar në këtë kohë”.

Dy femra dhe një mashkull janë dërguar në Qendrës Spitalore Brackenridge pasi janë plagosur me armë zjarri. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se një burrë tjetër ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangen zonës së qendrës. Policia e Austinit iu referua më herët kësaj ngjarjeje si “një incident i sulmit aktiv”, në një postim në rrjetin social twitter. Nuk është ende e qartë nëse sulmuesi është i arrestuar.

XS
SM
MD
LG