Ndërlidhjet

Siri: Të dhëna kundërthënëse për largimin e civilëve nga Alepo


Pamje nga shkatërrimet nga lufta ë qytetin Alepo në Siri
Pamje nga shkatërrimet nga lufta ë qytetin Alepo në Siri

Mediat shtetërore të Sirisë thonë se 169 civilë, shumica prej tyre gra mbi të 40-tat, janë larguar nga pjesa lindore e qytetit Alepo, gjatë ditës së djeshme, duke e shfrytëzuar një “korridor të sigurt”, për të cilin Rusia dhe Siria kanë thënë se e kanë hapur për t’i evakuuar njerëzit nga pjesë të qytetit, që janë nën kontroll të kryengritësve.

Por, forcat opozitare në Alepo, i kanë kritikuar këto raporte duke i quajtur propagandë, ndërsa disa thanë se tri prej katër vendkalimeve të supozuara për dalje nga lagjet, që janë nën kontroll të kryengritësve, nuk janë happur dje.

Vlerësohet se 250 mijë civilë janë të bllokuar brenda sektorit të Alepos, që është nën kontroll të kryengritësve. Kjo sugjeron se edhe nëse korridoret janë funksionale, pjesa më e madhe e civilëve po qëndronin në Alepo, të ballafaquar me mungesë ushqimi dhe të rrezikuar nga lufta, pasi nuk i besonin ofertës nga Moska dhe Damasku.

XS
SM
MD
LG