Ndërlidhjet

Armeni: Grupi thotë se nuk e ka vrarë policin, tensionet vazhdojnë


Fotografi e policisë ku shihet një snajper në stacionin e okupuar të policisë në Erevan
Fotografi e policisë ku shihet një snajper në stacionin e okupuar të policisë në Erevan

Grupi i armatosur opozitar i barrikaduar brenda një stacioni policor në kryeqytetin Erevan në Armeni, thotë se nuk e ka vrarë pjesëtarin e policisë. Kjo deklaratë u bë në kohën kur tensionet në këtë vend po vazhdojnë edhe sot.

Udhëheqësi i grupit, Varuzhan Avetisyan, tha sot se policia ka gabuar kur e ka akuzuar grupin për vrasjen e policit.

Policia e Armenisë tha se në momentin kur ishte vrarë, polici ishte ulur në veturën e policisë për patrullim, në largësi prej 400 metrave nga kompleksi ku janë të barrikaduar personat e armatosur.

XS
SM
MD
LG