Ndërlidhjet

Clinton i akuzon rusët për depërtim në sistemin e emailave


Hillary Clinton në Konventën Kombëtare Demokrate ku u nominua për presidente amerikane
Hillary Clinton në Konventën Kombëtare Demokrate ku u nominua për presidente amerikane

E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, thotë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) dhe e ka akuzuar rivalin republikan, Donald Trump, se e ka mbështetur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne e dimë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në DNC dhe e dimë se kanë bërë aranzhime që shumë prej këtyre emailave të publikohen, dhe ne e dimë se Donald Trump ka treguar gatishmëri problematike për ta mbështetur Putinin”, tha Hillary Clinton sot në një intervistë për programin “Fox News Sunday”.

Shtetet e Bashkuara deri tash nuk e kanë akuzuar publikisht Rusinë se ka dorë në sulmin kibernetik në kompjuterët e Partisë Demokratike.

Ekspertët e sigurisë në Internet dhe zyrtarët amerikanë, megjithatë, kanë thënë se besojnë se Rusia e ka organizuar publikimin e emailave për të ndikuar në zgjedhjet presidenciae në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.

Zonja Clinton ka refuzuar të thotë nëse Kremlini dëshironte që Trump t’i fitoj zgjedhjet, por theksoi se “nxjerrja e fakteve ngritë çështje serioze për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet tona, në demokracinë tonë”.

XS
SM
MD
LG