Ndërlidhjet

Forcat e mbështetura nga SHBA-të kanë avancuar në Siri


Banorët civilë që janë larguar nga qyteti Manbij në Siri

Luftëtarët kurdë dhe arabë, të mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tash e kanë kontrollin ndaj 40% të qytetit Manbij, i okupuar nga grupi esktremist, Shteti Islamik, ka thënë sot një grup monitorues.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara e kanë marrë territorin më të madh të pjesës lindore të qytetit.

Ky grup monitorues tha se luftëtarët kurdë dhe arabë e kanë marrë kontrollin ndaj një klinike, një shkolle dhe një qarkullimi rethor në qendër të qytetit, pas luftimeve të ashpra.

Nuk është e qartë se a ka pasur viktima në njerëz.

Afro 2,300 civilë janë larguar nga qyteti Manbij, gjatë 24 orëve të fundit, por mijëra të tjerë ende mbeten brenda, duke e ngadalësuar avancimin e forcave të SDF-së.

Aktivistët dhe banorët kanë thënë se dhjetëra civilë janë vrarë këtë muaj gjatë sulmeve ajrore.

XS
SM
MD
LG