Ndërlidhjet

logo-print

Trump: Të pranohet aneksimi i Krimesë nëse përmirësohen raportet me Rusinë

  • RFE /RL

Donald Trump

Donald Trump

Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që SHBA duhet “të pranojnë aneksimin e Krimesë nëse kjo do të thoshte marrëdhënie më të mira me Moskën dhe e forcon bashkëpunimin në luftën kundër militantëve të të ashtuquajturit shtet Islamik të Irakut dhe Levantit”

Në një intervistë për televizionin ABC Trump tha se “qytetarët e Krimesë më me dëshirë do të ishin pjesë e Rusisë”.

Deklaratat e tij janë në kundërshtim me administratën e presidentit aktual Barack Obama, e cila dy vjet më parë i ka vënë sanksione ekonomike Rusisë pikërisht për shkak të aneksimit të Krimesë.

Kombet e Bashkuara nuk duan që shtetet ta njohin Krimenë si pjesë të Rusisë, kurse një pjesë e republikanëve të njohur kanë kundërshtuar fuqishëm aneksimin, duke e quajtur agresion rus, njofton Associated Press. (REL)

XS
SM
MD
LG