Ndërlidhjet

logo-print

Sportistët rusë presin vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport


Notuesit e Rusisë, Vladimir Morozov dhe Nikita Lobintsev, janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport, për ankesën e tyre kundër moslejimit të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Verore 2016.

Pas një mbledhjeje urgjente mbrëmë në Rio-de-Zhanejro për këtë rast, pritet që gjykata gjatë ditës së sotme do ta shpallë vendimin e vet.

Mozorov dhe Lobintsev argumentojnë se urdhëri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) për standarde më të ashpra kundër sportistëve të Rusisë është e “pavlefshme”.

KON-i ka kërkuar që secila federatë ndërkombëtare e sportit t’i përjashtoj sportistët e implikuar në përdorim të substancave të ndaluara, pas zbulimit për sistemin e dopingut në Rusi, që ishte i sponzorizuar nga shteti.

Lojërat Olimpike Verore 2016 zhvillohen në Rio-de-Zhanejro të Brazilit prej 5 e deri më 21 gusht.

XS
SM
MD
LG