Ndërlidhjet

Afganistan: Luftime të policisë dhe talibanëve


Pamje e sotme pas sulmit të talibanëve me kamion-bombë në një kompleks në Kabul
Pamje e sotme pas sulmit të talibanëve me kamion-bombë në një kompleks në Kabul

Forcat e sigurisë së Afganistanit kanë luftuar gjatë natës kundër militantëve talibanë, në një kompleks me motel dhe kapacitete logjistike, që përdoren nga kontraktorët e jashtëm në kryeqytetin Kabul, pasi një kamion-bombë ka ekspolduar në hyrjen e këtij kompleksi, ndërsa së paku katër militantë kanë depërtuar brenda tij.

Gjatë agimit të sotëm ende janë dëgjuar të shtëna dhe eksplodime të herëpashershme nga ky motel, që është me mbrojtje të fuqishme.

Rrugët për në këtë lagje ishin mbyllur nga forcat e sigurisë, ndërsa aty gjenden edhe shumë makina me ushtarë dhe policë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se eksplodimi me kamion-bombë e ka hapur rrugën për luftëtarët talibanë, që të hyjnë në kompleks me armatim.

Zyrtarët afganë edne nuk kanë paraqitur të dhëna zyrtare për viktimat eventuale.

XS
SM
MD
LG