Ndërlidhjet

Moskë: Gjykata refuzoi ta dërgoj në burg liderin opozitar


Aleksei Navalny dhe bashkëshortja e tij Julia gjatë dëgjimit të sotëm në një gjykatë në Moskë

Aleksei Navalny dhe bashkëshortja e tij Julia gjatë dëgjimit të sotëm në një gjykatë në Moskë

Një gjykatë në Moskë ka refuzuar ta ndryshoj dënimin me kusht për liderin opozitar rus, Aleksey Navalny, me dënim të menjëhershëm me burg.

Gjykata e Qarkut Lyublino sot ka vendosur se kërkesa e Shërbimit Federal të Burgjeve në Rusi (FSIN), për ta ndryshuar dënimin me kusht të Navalnyt, nuk është e arsyeshme, meqë nuk ka pasur shkelje të mëdha në aksionet e tij lidhur me dënimin me kusht.

FSIN ka kërkuar burgosjen e menjëhershme të liderit opozitar, duke pretenduar se ai rregullsiht i ka shkelur kushtet e dënimit me kush, duke dështuar që të paraqitet në polici.

Në dhjetor të vitit 2014, Aleksei Navalny dhe i vëllai i tij Oleg, janë shpallur fajtorë për vjedhje të shkallës së gjërë nga dy firma ruse në periudhën 2008-2012.

Aleksei ishte dënuar me 3.5 vjet burg me kusht, ndërsa Olegu me 3.5 vjet burg.

Të dy vëllezërit i kanë hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar polikisht të motivuara.

XS
SM
MD
LG