Ndërlidhjet

Mustafa e liron nga detyra e zëvendësministrit, Petrit Selimin 


Ish zëvendësministri i jashtë, Petrit Selimi
Ish zëvendësministri i jashtë, Petrit Selimi

Petrit Selimi nga sot nuk është më zëvendësministër i jashtëm i Kosovës. Lajmi për këtë është bërë i ditur përmes një njoftimi të shkurtër nga zyra e kryeministrit, Isa Mustafa.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për lirimin nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, z. Petrit Selimi”, thuhet në fillim të njoftimit.

Komunikata e dërguar mediave thotë se ish numri 2 i diplomacisë së Kosovës tash e tutje “do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit”.

XS
SM
MD
LG