Ndërlidhjet

Puçi i kushton 90 miliardë euro ekonomisë turke


Ilustrim

Ilustrim

Grusht shteti i dështuar në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit me 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro, njofton ministria turke e tregtisë.

Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, është cituar nga gazeta “Hurriyet” duke thënë se kjo kosto mund të shkojë edhe më lartë, por ai megjithatë vlerëson se fundamentet e ekonomisë turke janë solide.

“Aeroplanet luftarak, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai duke iu referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit.

“Puçistët kanë bërë që Turqia të duket si vend i botës së tretë”, ka thënë ai me zemërim.

XS
SM
MD
LG