Ndërlidhjet

Irak: Abadi urdhëron hetimin e akuzave për korrupsion


Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi - Arkiv
Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi - Arkiv

Kryeministri irakian, Haidar al Abadi ka urdhëruar nisjen e hetimeve për dyshimet për korrupsion në marrëveshjet për blerjen e armëve.

Ky urdhër është dhënë pasi kryetari i Parlamentit irakian, Salim al Jabouri ka hedhur poshtë akuzat që janë bërë në parlament nga ministri i mbrojtjes, Khaled al Obeidi, akuzë kjo që është transmetuar edhe nga mediat më 1 gusht.

Obeidi ka thënë se Jabouri dhe ligjvënës të tjerë kanë lobuar në të mirë të komapnive dhe biznismenëve që duan kontrata për shitjen e aeroplanëve, veturave dhe gjëra ushqimeve për ushtrinë apo emërimin e ushtarëve dhe personelit në përgjithësi në ministri.

Pasi janë bërë këto akuza, Abadi ka urdhëruar Komisionin e Integritetit të hetoj akuzat, një trup qeveritar ky që e ka detyrë të luftojnë korrupsionin.

Obeidi është thirrur në parlament që t’i përgjigjet akuzave për marrje ryshfeti në Ministrinë e Mbrojtjes, akuza që thonë se janë abuzuar miliarda dollarë nga fondet publike duke i dobësuar forcat e armatosura. Dobësimi i forcave të armatosura ka shkuar deri në atë pikë sa shteti dështoj në vitin 2014 të përballet me agresionin e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG