Ndërlidhjet

Bllokohet faqja e internetit e REL në Krime


Logoja e Radios Evropa e Lirë, në anglisht

Logoja e Radios Evropa e Lirë, në anglisht

Faqja e internetit e Radios Evropa e Lirë në gadishullin ukrainas të Krimesë që është aneksuar nga Moska, është pjesërisht e bllokuar prej 1 gushtit.

Banorët vendës i kanë thënë REL se ata nuk kanë mundësi të kenë qasje në faqen e internetit të radios në Krime varësisht prej kompanisë që e ofron internetin. Bllokimi është duke ndodhur në pjesën veriore, qëndrore dhe atë lindore të Krimesë.

Ende nuk ka një sqarim zyrtar për bllokimin as nga kompanitë që e ofrojnë internetin e as nga rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor.

Në muajin mas, autoritetet ruse e kanë blloluar faqen e internetit të Radios Evropa e Lirë për një ditë, duke thënë se përmbanë materiale me “informacione ilegale” pa dhënë ndonjë detaj për çfarë sakt bëhej fjalë.

Rusia e ka aneksuar ilegalisht Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG