Përkrahësit e klerikut turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen do të bëjnë përpjekje që ta kontrollojnë ushtrinë sërish nëse forcat e armatosura nuk ristrukturohen, ka thënë sot presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Gjatë një fjalimi në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan ka vënë në dyshim partneritetin strategjik të Turqisë me SHBA-të nëse Uashingtoni refuzon ta ekstradojë klerikun turk, Gylen i cili akuzohet se e ka orkestruar grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.
Ai ka thënë se perëndimi po e përkrah terrorizmin dhe grusht shtetet, raporton Reuters.
Autoritetet turke fajësojnë Fetullah Gylenin i cili jeton në ekzil të vetshpallur në SHBA prej vitit 1999 për puçin e dështuar. Gyleni i ka hedhur poshtë akuzat.