Ndërlidhjet

Garat e kërcimit nga Ura e Mostarit


Rreth 60 garues kërcyen nga ura 21 metërshe e vjetër në Mostar të Bosnjë dhe Hercegovinës. Edicioni i 450-të i garës së kërcimit u mbajt të dielën. Ura, që njihet me emrin vendor si Stari Most, për herë të parë u kompletua në vitin 1566. Ajo ishte shkatërruar në vitin 1993 gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, por u rindërtua dhe u rihap në vitin 2004 dhe vazhdoi gara e kërcimeve. Këtë vit, Lorens Listo nga Mostari shënoi më së shumti pikë në kategorinë dallëndyshe, ndërsa Edi Fink, gjithashtu nga Mostari, fitoi garën e kërcimit në këmbë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG