Ndërlidhjet

Siri: Dyshohet se u përdor gaz helmues mbi Sarakeb


Ilustrim
Ilustrim

Një helikopter raportohet se ka lëshuar mbi qytetin sirian të Sarakebit disa fuçi që dyshohet se kanë pasur gaz klori në to.

Një mjek dhe disa shpëtimtarë kanë thënë se rreth 30 persona janë viktima të këtij sulmi, që kanë ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit.

Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës.

Të dyja palët në konfliktin pesë vjeçar sirian janë akuzuar për përdorimin e agjentëve kimik.

Dr. Abdel Aziz Bareeh, që punon në këtë qytet ka thënë se dy fuçi me gaz klori janë lëshuar mbi Sarakeb.

“Ne e dimë që është klor sepse jemi sulmuar edhe në të kaluarën me të njejtin dhe tani e dijmë se çfarë ere mban dhe cilat janë simptomat”, i ka thënë Bareeh BBC-së.

Më 1 gusht, një helikopter ushtarak rus është rrëzuar në afërsi të Sarakebit.

XS
SM
MD
LG