Ndërlidhjet

Abadi iu ndalon udhëtimin të akuzuarve për korrupsion 


Kryeministri irakian, Haidar Al-Abadi
Kryeministri irakian, Haidar Al-Abadi

Kryeministri irakian, Haidar al Abadi ka vendosur ndalesa udhëtimi për disa zyrtarë të parlamentit pas akuzave për korrupsion.

Zyra e Abadit ka bërë të ditur sot se ai ka urdhëruar “ndalim të përkohshëm udhëtimi” ndaj atyre që akuzohen me qëllim që të “hetohet vlefshmëria e dyshimeve”.

Vendimi është marrë pasi ministri i mbrojtjes Khaled al Obeidi e akuzojë kryetarin e parlamentit, Salim al Jabouri dhe disa deputetë se janë të përfshirë në korrupsion dhe trysnitë për kryerjen e disa marrëveshjeve që janë në vlerë prej disa miliarda dollarë.

Obeidi është thirrur në parlament më 1 gusht për t’iu përgjigjur akuzave për mito në ministrinë e tij.

Abadi po përballet me protesta të shumta kundër qeverisë duke kërkuar reforma dhe duke bërë thirrje për të luftuar korrupsionin.

XS
SM
MD
LG