Ndërlidhjet

logo-print

Trump: Obama ishte joefektiv si president


Donald Trump

Donald Trump

I nominuari i Partisë Republikane për president amerikan, Donald Trump, ka vlerësuar se periudha e Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë ishte “katastrofë”, pak kohë pasi zoti Obama tha se Trump nuk është i aftë për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara.

“Ai ishte i dobët, ai ishte i pafuqishëm” tha Trump për Obamën, mbrëmë gjatë një interviste në rrjetin Fox News.

Kandidati republikan tha se Barack Obama ishte “presidenti më i keq, ndoshta, në historinë e vendit tonë”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha dje se sulmet e Donald Trumpit kundër prindërve myslimanë të ushtarit amerikan të vrarë në Irak dhe “fakti se ai duket se nuk ka njohuri bazike” për çështjet e rëndësishme në gjithë botën, e bëjnë atë “fatkeqësisht të papërgatitur” për të qenë president.

Zgjedhjet presidencale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 8 nëntor, ndërsa rivale e zotit Trump është e nominuara demokrate, Hillary Clinton.

XS
SM
MD
LG