Ndërlidhjet

Turqia kërkon nga Pakistani mbylljen e shkollave të lidhura me Gulenin


Minsitri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu (majtas) gjatë takimit me këshilltarin e lartë për politikë të jashtme në Pakistan Sartaj Aziz në Islamabad
Minsitri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu (majtas) gjatë takimit me këshilltarin e lartë për politikë të jashtme në Pakistan Sartaj Aziz në Islamabad

Autoritetet e Pakistanit thonë se do të zhvillohen hetime për rrjetin e shkollave në këtë vend, pasi Turqia ka kërkuar që ato të mbyllen, për shkak të lidhjeve me klerikun mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për pëepjekjen për puç të dështuar të muajit të kaluar.

Këshilltari i lartë i jashtëm i Pakistanit, Sartaaj Aziz, nuk është pajtuar me mbylljen e shkollave, pasi ka biseduar me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dje në Islamabad.

Cavusoglu tha se shpreson se diskutimet e tij për shkollat e lidhura me Fethullah Gulenin, që jeton në Shtetet e Bashkuara, dhe lëvizja e tij religjioze, që ai e ka quajtur “grup terrorist”, do të mbyllen.

Zoti Gulen e ka dënuar grushtshtetin dhe e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në përpjekjen e 15 korrikut nga grupet ushtarake turke, për ta marrë pushtetin. Gjatë kësaj përpjekjeje janë vrarë më se 230 vetë.

XS
SM
MD
LG