Ndërlidhjet

Kirgizi: 600 shtetas luftojnë në Siri dhe Irak


Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi

Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi

Një zyrtar i sigurisë së Kirgizisë thotë se më se 600 shtetas të këtij vendi u janë bashkuar militantëve islamikë në Siri dhe Irak.

Në këtë numër përfshihen edhe afro 100 femra, ka thënë Rakhat Sulaimanov, zëdhënës i Komitetit shtetëror të sigurisë kombëtare të Kirgizisë.

Mëtutje, ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 70 shtetas të Kirgizisë janë vrarë gjatë viteve të kaluara, duke luftuar në anën e militantëve islamikë, ndërsa 20 vetë janë kthyer në Kirgizi, pas pjesëmarrjes në konfliktin në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG