Ndërlidhjet

OKB: Në lindje të Ukrainës – numër i lartë i viktimave civile


Dy banore i shikojnë dëmtimet e rënda në banesën e tyre në rajonin e Donjeckut në pjesën lindore të Ukrainës

Dy banore i shikojnë dëmtimet e rënda në banesën e tyre në rajonin e Donjeckut në pjesën lindore të Ukrainës

Kombet e Bashkuara thonë se numri i viktimave civile në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës është shumë i lartë.

Prej prillit të vitit 2014, në luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9,400 vetë.

Gjatë muajit qershor të këtij viti janë dokumentuar 69 viktima civile, përfshirë 12 të vrarë, tha sot Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Ky është numër gati dy herë më i madh se ai i viktimave në maj të këtij viti.

Gjatë muajit korrik, janë shënuar 73 viktima civile, përfshirë tetë të vrarë.

“Civilët edhe njëherë duhet të largohen në strehimoret e improvizuara gjatë bombardimeve, ndonjëherë gjatë natës”, ka thënë Komisionari i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein.

Një marrëveshje e armëpushimit, e nënshkruar në muajin shkurt të vitit 2015 në Minsk të Bjellorusisë, mendohej se do ta ndalte luftën, por shumë nga pikat kryesore të saj, përfshirë tërheqjen komplete të armatimit të rëndë nga linja e frontit, nuk janë implementuar.

XS
SM
MD
LG