Ndërlidhjet

Analizë: Uashingtoni kërkon kthimin e ndikimit në Azinë Qëndrore


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka mirëpritur në Uashington ministrat e jashtëm të pesë vendeve të Azisë Qëndrore, nga Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Takimi i tyre, i emërtuar C5 + 1, realizohet pas një sesioni inagurues të grupit, që është mbajtur në Samarkand të Uzbenkistanit.

Me përfshirjen në zvogëlim e sipër në Afganistan, Shtetet e Bashkuara po bën përpjekje për të ristrukturuar marrëdhëniet që i ka pasur me Azinë Qëndrore gjatë 15 vjeteve të fundit, kohë kur Uashingtoni ka qenë prioritet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shpresojnë të hapin lidhje të reja tregtare me këtë zonë të botës, një detyrë e vështirë kjo në një kohë kur fqiu i Azisë Qëndrore, Kina është duke dominuar rajonin në aspektin ekonomik gjatë dekadës së fundit.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu po kërkojnë të rikthejnë vëmendjen e qeverive të Azisë Qëndrore që këto të fundit të tregojnë respekt më të madh për të drejtat themelore të njeriut dhe gjithashtu të ndërmarrin hapa më te besueshëm dhe më të qartë drejt krijimit të institucioneve demokratike.

Uashingtoni ka qenë aktiv duke nxitur këto qeveri që të punojnë drejt reformave demokratike gjatë viteve të ’90-a, por pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, SHBA-të janë përqëndruar në luftën kundër terrorizmit në vendin fqinë të kësaj zone, Afganistan.

Disa kritikë kanë thënë se ndryshimi i politikës së SHBA-ve në atë kohë nuk është pritur mirë nga qeveritë e këtyre vendeve dhe se kjo ka ndikuar që rajoni të ndryshojë pikëpamje për Amerikën.

Derisa Kerry pritet të nxisë pesë ministrat e jashtëm për masa të reja drejt integrimit dhe bashkëpunimit më të madh në rajon, realiteti në terren në Azinë Qëndrore tregon diçka tjetër. Pesë vendet janë larguar nga njëra tjetra edhe më shumë prejse janë bërë shtete të pavarura pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Kjo nënkupton se Uashingtoni mund të vendos që të përqëndrohet në marrëdhëniet e saj me këto vende individualisht.

Për qeveritë perëndimore, përfshirë SHBA-të, Kirgizia mbetët shpresa më e madhe për demokraci në Azinë Qëndrore.

Kirgizia do të mbajë zgjedhjet presidenciale gjatë vitit të ardhshëm dhe lideri aktual, Almazbek Atambaev, e ka përsëritur disa herë se ai do e respektojë Kushtetutën e vendit që e kufizon të drejtën e të qënit president vetëm një mandat dhe do të largohet nga pushteti.

Tranzicioni paqësor i pushtetit dhe respektimi i kufizimeve të tilla sa i përket mandatit që një lider mund të qëndrojë në pushtet është diçka që Uashingtoni ka dëshirë ta shohë të ndodhë në të gjitha vendet e Azisë Qëndrore. Për këtë është e mundshme që zyrtarët amerikanë të mbajnë takime më të gjata me ministrin e jashtëm kirgiz, Erlan Abdyldaev.

Pjesë e agjencës gjithashtu mund të jetë edhe rasti i Azimjon Askarov, uzbeku atnik që punon si gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut, i arrestuar pas rritjes së tensioneve ndër etnike në Kirgizinë jugore në qershor të vitit 2010.

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar burgosjen ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dhënë Askarovit Çmimin për të Drejtat e Njeriut në korrik të vitit 2015. Kjo menjëherë ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, ndërsa Kirgizia ishte tërhequr nga marrëveshje e bashkëpunimit me SHBA-të, e nënshkruar në vitin 1993.

Takimet e ndara me ministrin e jashtëm të Kazakistanit, Erlan Idrisov, mesiguri se do të foksuohen në lidhjet ekonomike. Investimi më i madh amerikan në Azinë Qëndrore është pjesëmarrja e Chevron në fushën masive të naftës së Kazakistanit, Tengiz.

Projekti TengizChevroil në Kazakistanin perëndimor ka ofruar një bazë të mirë për lidhjet në mes të dy vendeve, për më shumë se dy dekada.

Megjithatë, Kazakistani ka shënuar ngecje në vitet e fundit në përpjekjet e saj për reforma demokratike.

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev, ka ndryshuar ligjet e vendit për t’i mundësuar vetës që të mbetët president derisa të vdes. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura gjatë këtij viti realisht kanë përjashtuar çdo parti opozitare, duke krijuar një parlament që i bidnet në tërësi presidentit. Nazarbaev në muajin korrik ka mbushur 76 vjeç, dhe deri më tani nuk ka ndonjë pasardhës. Kazakistani nuk e ka një sistem që do mundësonte zgjedhjen e një presidenti nga masa.

Takime individuale me ministrat e jashtëm të Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit pritet të mbulojnë të njejtat tema. Të trija këto vende kanë presidentë të ngulitur në pushtet, me sisteme represive politike. Ato gjithashtu përballen kërcënime të sigurisë nga vendi fqinj i tyre, Afganistani.

Me Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, siguria mesguri do të mbetët në qendër të vëmendjes, derisa kryediplomatët e tyre sipas të gjitha gjasave do të kërkojnë garancione nga SHBA-të që të mos tërhiqen nga Afganistani, duke bër ëkështu që siguria në këtë shtet të përkeqësohet afër pragut të tyre.

Brenda pak kohe, Uashingtoni ka qenë i përfshirë në konsultime të vazhdueshme me tri vendet rreth situatës në Afganistan duke ofruar përkrahje ushtarake dhe infrastrukturore, veçanërisht për Uzbekistanin.

Ka gjasa që Uashingtoni do të kërkojë shenja të qarta se të tri qeveritë janë të gatshme të vazhdojnë reformat politike që janë të bllokuara. Në këtë moment, kjo shpresë e Uashingtonit mund të jetë e kotë pasi të tri këto shtete udhëhiqen nga presidentë që nuk kanë shfaqur asnjë shenj se duan të largohen nga postet e tyre e as që kanë treguar gatishmëri të ndryshojnë sistemin politik të tyre për të lejuar përfshirjen e zërave opozitar.

Zyrtarët e Uashingtonit mesiguri që me ministrin e jashtëm uzbek, Abdulaziz Komilov do të diskutojnë për bashkëprodhuesin e amerikano uzbek të makinave, GM Uzbekistan.

Projekti i përbashket është përfshirë në skandal pasi menaxhmenti uzbek në punishten e GM-së në Uzbekistan dyshohet se ka keqpërdorur miliona dollarë. Këta zyrtarë janë të paraburgosur dhe po përballen me proces gjyqësor në Uzbekistan, por incidenti mesiguri se do e zvogëlojë entuziazmin e kompanive të tjera amerikane që kanë dashur të investojnë në këtë vend.

Gjithashtu ekziston pyetja se çfarë të bëhet me asetet uzbeke në vlerë prej rreth 800 milionë dollarëve që mbahen të ngrira nga autoritetet amerikane, dhe të cilat Tashkeni i dëshiron t’i kthehen.

Milionat e ngrira kanë lidhje me Gulnara Karimava, vajzën e madhe të liderit uzbek, Islam Karimov. Karimova mbahet në arrest shtëpiak në Uzbekistan pas zbulimit në disa vende evropiane të disa skandaleve të saj në lidhje me pastrimin e parave dhe mito dhënies.

Duke e pasur Rusinë si garantues të madhë të sigurisë në Azinë Qëndrore dhe Kinën si fuqi dominuese ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje që të forcojnë rolin e tyre në lidhje me sigurinë dhe tregtinë. Por, SHBA-të gjithashtu ofrojnë edhe diçka më të madhe që Kina dhe Rusia nuk mund ta ofrojnë.

Përgatiti: Artan Haraçia

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG