Ndërlidhjet

Vdiq një zjarrfikës pas aksidentit në Aeroportin e Dubait 


Pamje nga rasti i sotëm në Aeroportin e Dubait
Pamje nga rasti i sotëm në Aeroportin e Dubait

Një zjarrfikës ka vdekur derisa është përballur me flakët pas zbritjes së ashpër të një aeroplani të kompanië Emirates në pistën e aeroportit të Dubait.

Aeroplani kthehej në Dubai nga një qytet i Indisë, raporton Reuters.

Presidenti i kompanisë, Sheikh Ahmed bin Saeed al-Maktoum ka thënë se autoritetet janë duke hetuar rastin gjatë të cilës 14 persona janë dërguar në spital kryesisht me lëndime të lehta. Ai ka thënë se rënie e ashpër e aeroplanit në tokë nuk është shkaktuar si pasojë e ndonjë shkelje të rregullave të sigurisë.

Ai ka thënë se aeroplani që ka filluar të shfrytëzohet prej vitit 2003, ishte kontrolluar në vitin 2015, ndërsa piloti i aeroplanit ka përvojë mbi 7 mijë orë fluturimi.

Emirates gjithmonë ndjekim standardet ndërkombëtare dhe implementon në mënyrë strikte rregullat e sigurisë, ka thënë gjatë konferencës me gazetarë, Sheikh Ahmed në Dubai.

XS
SM
MD
LG