Ndërlidhjet

SHBA-të i deklarojnë terroristë “Jamaat ul Ahrar”


Kombinim i fotografive nga policia belge që tregojnë, Mohamed Abrinin
Kombinim i fotografive nga policia belge që tregojnë, Mohamed Abrinin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur si terroristë global bashkëpunëtorët e talibanëve të Pakistanit duke i deklaruar edhe si të dyshuar në kryerjen e sulmeve terroriste në Bruksel dhe Paris.

Përcaktimi terrorist është një “mjet i fuqishëm” kundër grupit të talibanëve “Jamat ul Ahrar” dhe të dyshuarit për sulm me bomba, Mohamed Abrini sepse njofton publikun se ata janë “aktivisht të përfshirë në terrorizëm”. Kjo sipas Departamentit amerikan të Shtetit vë edhe sanksione strikte financiare ndaj tyre,

Jamaat-ul-Ahrar janë fajësuar për disa sulme në Pakistan, përfshirë edhe një sulm vetvrasës me bomba në muajin mars që kishte cak të krishterët që festonin Pashkët në Lahore. Së paku 70 persona, kryesisht fëmijë dhe gra janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë lënduar.

Grupi është themeluar në gusht të vitit 2014 nga një ish lider i një grupi të talibanëve të Pakistanit. Ata janë të vendosur në rajonin kufitar në mes të Pakistanit dhe Afganistanit, njofton DASH.

Sulmet e tyre në rajon kanë pasur cak civilët, minoritetet fetare, personelin ushtarak dhe forcat e rendit përfshirë këtu edhe vrasjen e muajit mars të dy punonjësve pakistanezë të Konsullatës amerikane në Peshauar.

Abrini, 31 vjeçar është mbajtur në paraburgim prej 8 prillit dhe pritet të përballet me proces gjyqësor në Francë. Policia beson se ai është personi i ashtuquajtur “njeriu me kapelë” qëe kishte dërguar bombën në Aeroportin e Brukselit ditën e sulmit.

Ai e ka pranuar se është sulmuesi që i ka mbijetuar rastit në Bruksel pasi ishte larguar para se bomba të shpërthente më 22 mars. Krahas rolit të tij në sulmet e Brukselit, Albrini besohet se ka marrë pjesë në vëzhvimin e ngjarjes para sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona.

XS
SM
MD
LG