Ndërlidhjet

Iran: Raportohet për ekzekutimin e 20 të burgosurve


Një nga ekzekutimet e mëparshme në Iran
Një nga ekzekutimet e mëparshme në Iran

Irani ka ekzekutuar mbi 20 islamistë kurdë që dyshohej se kanë kryer sulme ndaj forcave të sigurisë, duke nxitur kështu dënimin e grupeve që mbrojnë të drejtat e njeriut të cilët thonë se pranimi i fajit nga të ekzekutuarit mund të jetë bërë si pasojë e rrëfimeve të detyruara.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA ka thënë se një numër i paspecifikuar i ‘Tahëid” dhe pjesëtarëve të grupit të xhihadistëve janë ekzekutuar më 2 gusht. Grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut një ditë më pas kanë thënë se në mes të 10 dhe 20 personave janë vrarë.

Ata janë dënuar për vrasjen e dy klerikëve sunit, disa pjesëtarëve të policisë dhe rojeve të tjera, kidnapimin e disa njerëzve të tjerë dhe kryerjen e vjedhjeve me armë zjarri dhe sulme me bomba në Iranin perëndimor, shkruan IRNA.

Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar ato që i ka quajtur rrëfimet e pranimit të fajit nga pjesëtarët e grupit.

Human Rights Ëatch ka thënë se së paku 10 të burgosur janë ekzekutuar.

Fushata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran ka thënë se 20 të burgosur janë varur. Aty thuhet se Gjykata Supreme e Iranit e kishte hedhur poshtë apelin e një prej të burgosurve, Shahram Ahmadi edhepse është pohuar se pranimi i fajit nga ai është bërë nën torturë.

7 milionë kurdët e Iranit përbëjnë rreth 10 % të popullatës. Kryesisht ata jetojnë në Kurdistan dhe krahina të tjera veriperëndimore në kufi me Irakin. Shumë kurdë kërkojnë më shumë të drejta për rajonin e tyre.

XS
SM
MD
LG