Ndërlidhjet

Holandë: Inflacioni nën zero për herë të parë pas 30 vjetësh


Ilustrim
Ilustrim

Inflacioni në Holandë ka rënë në territor negativ për herë të parë pas 30 vjetësh sipas të dhënave për muajin korrik. Shënimet e Entit të Statistikave të Holandës tregojnë se inflacioni i tillë ka ndodhur si pasojë e rritjes së ngadalshme të çmimeve në qiratë e shtëpive, ushqimit, naftës dhe pushimeve.

Indeksi i çmimit të konsumit është regjistruar me -0.3, hera e parë kjo që inflacioni ka rënë nën zero prej dhjetorit të vitit 1987. Çmimet e qirave kanë qenë faktor i rëndësishëm për këtë. Këto çmime janë rritur për 1.8 %, një rritje më e vogël se 2.4 % i vitit të kaluar.

“Jeta është bërë pak më e lirë”, ka thënë shefi i Entit të Statistikave të Holandës, Peter Hein van Mulligen.

“Për shkak se çmimet e qirasë luajnë rol të madh sa i përket shpenzimeve, këto çmime kanë ndikim të përgjithshëm”, ka thënë më tej van Mulligen.

Sidoqoftë, kjo është hera e parë që çmimet e energjisë nuk kanë ndikuar në inflacionin e vendit.

XS
SM
MD
LG