Ndërlidhjet

logo-print

Erdogani dhe niveli i ulët i debatit në politikën turke

  • RFE /RL

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Nga Abbas Djavadi

Së fundi, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka akuzuar gjeneralin e ushtrisë amerikane duke përdorur fjalë dhe një ton që publiku turk e ka të njohur kur flet presidenti i tyre. Sidoqoftë, kjo konsiderohet tërësisht e pazakontë që presidenti i një vendi të flas kështu për një aleat, aq më tepër për aleatin më të madh në NATO.

Duke folur për grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut, Erdogani e ka komentuar udhëheqësin e Komandës Qëndrore të SHBA-ve, Gjeneral Joseph Votel, i cili kishte shprehur shqetësimin se spastrimet në ushtrinë turke mund të dobësojnë kapacitetet e Turqisë në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

“Ty duhet të të vij turp”, ka thënë Erdogani. “A mendon se je në nivel të ndërmarrës një vendim të tillë rreth spastrimeve? Kush je ti? Së pari duhet të dish kufizimet tuaja! Së pari duhet të dish kush je ti!”, ka thënë presidenti turk.

Erdogani dhe qeveria turke kanë hedhur dyshimet se “perëndimi”, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara, qëndrojnë prapa përpjekjes për grusht shtet. Si pjesë të “dëshmisë” për këtë pretendim, ata e hedhin gishtin te qëndrimi i klerikut turk, Fetullah Gylen në SHBA, person ky që Ankaraja e akuzon se e ka hartuar planin për grusht shtet. Gylen jeton në Pensilvani prej vitit 1999.

Ankaraja e ka kërkuar ekstradimin e Gylenit në Turqi. Në përgjigje të kësaj kërkese, Uashingtoni ka kërkuar për “dëshmi legjitime” për përfshirjen personale të Gylenit me qëllim që ta marrin parasysh kërkesën.

Udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Gjenerali Joseph Dunford, e ka vizituar Ankaranë me qëllim që të zbusë marrëdhëniet e dëmtuara turko-amerikane.

Ai qartë dhe ashpër e ka dënuar grusht shtetin dhe ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje amerikane. Ai është takuar vetëm me kryeministrin turk, Binali Yildirim, dhe shefin e Shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Akar, të cilët kanë bërë disi përpjekje për qetësimin e marrëdhënieve bilaterale. Dunford ka shprehur kënaqësinë e tij me tonin pozitiv të bisedimeve me zyrtarët turq, të cilët tha nuk kanë përdorur asnjë akuzë gjatë takimit.

Erdogan nuk ka humbur kohë fare. Vetëm një ditë pasi gjenerali amerikan është larguar nga Turqia, presidenti e ka bërë të ditur se si e sheh situatën.

“Fatkeqësisht, perëndimi është duke e përkrahur terrorin dhe po qëndron përkrah puçistëve”, ka thënë ai duke dënuar “ata që i kishte imagjinuar si miq”.

Të krijosh konflikte

Pak pas sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara dhe perëndimit, presidenti turk gjithashtu e ka kritikuar edhe demokracinë gjermane.

Komentet e tij janë nxitur nga një situatë e krijuar me përkrahësit e Erdoganit nga turqit që jetojnë në Gjermani, të cilët e kishin organizuar një demonstratë në Këln kundër grusht shtetit të dështuar. Organizatorët e kanë ftuar Erdoganin që t’i drejtohet masës përmes linjes së drejtpërdrejtë satelitore.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka bërë thirrje për qetësi dhe ka paralajëmruar se është e papranueshme që “tensionet e brendshme politike të sillen nga Turqia në Gjermani dhe të frikësosh njerëzit për shkak të qëndrimeve të tyre politike”.

Policia gjermane ja ka refuzuar lejën transmetimit të fjalimit të Erdoganit, sepse ka pasur frikë se mund të nxisë tensione. Qeveria turke ka protestuar kundër këtij vendimi, por një gjykatë gjermane e konfirmar ndalesën.

“Braco! Gjykatat në Gjermani punojnë shumë shpejtë”, ka thënë Erdogan.

“A është kjo demokracia që ata duan të na mësojnë neve”, ka thënë më tej ai.

Ministrat e Erdoganit dhe mediat besnike ndaj tij menjëherë kanë reaguar. Ministri i drejtësisë, Bekir Bozdag ka thënë: “Ku është demokracia e juaj, liria juaj e shprehjes? Nuk mund të na mësojnë neve perëndimi. Ne duhet t’iu mësojmë atyre demokracinë!”

Deri tash vonë, retorika e tillë e zjarrtë nuk ka pasur asnjëherë vend në diplomacinë turke, e as në politikën e brendshme të këtij vendi.

Turqia është vendi që e ka trashefuar Perandorinë Osmane e cila ka ekzistuar për 600 vjet. Pas themelimit të republikës moderne në vitin 1923, themeluesi i shtetit, Mustafa kemal Ataturk, dhe pasuesin e tij, presidentë e kryeministra si Ismet Inonu, Adnan Menderes, Sylejman Demirel dhe Bulent Ecevit, kanë qenë model i etiketës turke në jetën publike dhe diplomacinë ndërkombëtare, edhe atëherë kur iu kanë drejtuar opozitës.

Ky kod i mirësjelljes është respektuar nga partitë tradicionale opozitare turke dhe politikanët.

Kjo ka filluar të ndryshojë, megjithatë, pasi Erdogani ka filluar të përdor “fjalë rrugësh” në diskursin politik, pasi ka ardhur në pushtet në vitin 2002.

Ai ka filluar t’i drejtohet kundërshtarëve të brendshëm duke përdorur termin “sen” apo “ti”, një metodë e pasjellshme kur iu flet personave më të vjetër apo të respektuar në Turqi.

Shenjë e Qartë

Së fundi, kur Erdogani ka folur për Joseph Votel, udhëheqësin e komandës qëndrore të SHBA-ve, ai ka pyetur me ironi: “Kush je ti?” (Sen kimsin? në turqisht). Kjo ishte shenj e qartë e mungesës së respektit.

Termi “sen” në turqisht është mënyra jo formale kur i drejtohesh anëtarëve të familjes dhe miqëve apo kur iu flet fëmijëve.

Në anën tjetër, termi “siz” është mënyra formale kur i drejtohesh dikujt, veçanërisht në punë apo në një ambient pune. Ky term është gjithashtu pjesë e gjuhës me të cilën komunikon qeveria apo diplomacia.

Së fundi, gjithmonë është konsideruar mungesë respekti dhe shenj e mungesës së edukatës të përdorësh nëse përdoret termi “sen” apo ti kur flet me zyrtarë apo njerëz që nuk i njeh.

Gjatë dy dekadave të fundit, punonjësve të agjencive qeveritare, policisë, ushtrisë, avio-kompanive, bankave dhe bizneseve private iu është thënë apo janë këshilluar që të jenë formal në diskutimet e tyre zyrtare me të tjetër.

Kjo ishte konsideruar si shenj e përmirësimit në komunikimin turk dhe si veprim ishte mirëpritur.

Kur Erdogani është zgjedhur kryeministër në vitin 2002, ky trend shoqëror ka mbetur i pandryshuar, mirëpo lideri turk personalisht ka filluar të përdor versionin “ti” sa herë ka kritikuar kundërshtarët.

Shumë shpejtë ai filloj të veproj njejtë edhe kur fliste për liderë të huaj dhe diplomatë. Nuk zgjati shumë dhe ministrat e Erdoganit dhe vet kundërshtarët e tij në parlament dhe politikanë të tjerë kanë filluar të përdorin këtë stil agresiv për biseda ndërmjet veti.

Nuk ishte vetëm përmeri që ndryshoi përgjithmonë. I tërë toni i kritikës dhe debati u bërë çdo herë e më shumë pa respekt, personal, luftarak dhe i vrazhdë.

Kur njerëzit e kanë dëgjuar presidentin dhe politikanët të përdorin këtë lloj të gjuhës, ata mendoheshin se si do të ndjeheshin nëse bisedojnë me njëri tjetrin në këtë mënyrë të vrazhë.

Shumë shpejtë edhe ata u mësuan. (REL)

Përgatiti: Artan Haraqija

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG