Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmohet grupi i turistëve të huaj


Ilustrim
Ilustrim

Një grup i turistëve të huaj të përcjellur nga një konvoj i ushtrisë afgane janë sulmuar në krahinën perëndimore të Heratit.

Raportohet se së paku katër persona janë lënduar në këtë sulm që ka ndodhur sot.

“Konvoji është zënë në prit nga talibanët në qarkun Chesht e Sharif”, ka thënë Jilani Farhad, zëdhënësi i guvernatorit të Heratit.

“Turistët kanë qenë rrugës për në Herat nga dy krahina të tjera”.

Shtetësia e turistëve nuk është bërë e ditur.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndonëse kjo ka ndodhur në një kohë kur talibanët kanë shtuar sulmet në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG