Ndërlidhjet

logo-print

Viktima në Londër është shtetase amerikane


Një grua amerikane është vrarë me thikë nga person që dyshohet se ka të meta mendore në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, ka thënë policia britanike të enjtën, raporton Reuters.

Të dhënat e fundit thonë se nuk ka dëshmi se sulmi ka lidhje me terrorizëm.

“Gruaja e vrarë është shtetase amerikane. Pesë të lënduarit e tjerë janë një australian, një amerikan, një izraelit dhe një britanik”, ka thënë komisioneri ndihmës i policisë së Londrës, Mark Rowley.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth të lënduarve.

Rowley ka thënë se një shtetas norvegjez me origjinë nga Somalia është paraburgosur si autor i dyshuar i sulmit, porse nuk kanë gjetur asnjë dëshmi që thonë se ai është i radikalizuar.

“E gjithë puna e bërë deri më tash çon te ajo se ky incident tragjik është nxitur nga problemet shëndetësore mentale”, ka thënë Rowley.

“Ne besojmë se ky ka qenë një sulm spontan ndërsa viktimat janë zgjedhur rastësisht”, ka thënë më tej ai.

XS
SM
MD
LG