Ndërlidhjet

Pikturat e Leonardo da Vinçit, do të shfaqen në vendlindjen e tij


Pikturat e hershme të piktorit të njohur Leonardo da Vinçi, do të shfaqen në vendlindjen e artistit në rajonin e Toskanës, Vinci, për të shënuar 500 vjetorin e vdekjes së tij.

Galeria Uffizi në Firencë të Italisë, të enjten deklaroi se do të shfaqë pikturën që rrallë është parë më herët, të titulluar: "Peisazhi i Santa Maria Della Nave".

Ekspozita do të fillojë më 5 gusht të vitit 2019, dhe do të zgjas 5 javë.

Punimet e para të Leonardos që do te jenë pjesë e kësaj ekspozitë janë bërë më 5 gusht të vitit 1473.

Ndryshe, Leonardo da Vinçi është piktori më i njohur i të gjitha kohërave, që ka lënë prapa vepra të cilat shfaqen ende në ekspozita botërore.

XS
SM
MD
LG