Ndërlidhjet

logo-print

Katër të akuzuar për shpërdorim detyre


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë.

Dy nga të akuzuarit thuhet se akuzohen gjithashtu edhe për veprën penale të mos raportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare.

Në njoftim thuhet se “aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Policia e Kosovës”.

Prokuroria Speciale ka theksuar se aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Pejë dhe ndërlidhet me, siç thuhet, rastin “Klina”.

XS
SM
MD
LG