Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Publikohen informacionet personale të gazetarëve


Një faqe e internetit në Ukrainë ka publikuar një e-mail që përmban kopje të dokumenteve identifikuese dhe informacione personale për gazetarët ukrainas dhe ndërkombëtarë.

Ky publikim doli më 4 korrik dhe përmban mijëra informacione personale të gazetarëve.

Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm në Ukrainë, tha se Myrotvorets është bërë burim masiv i medieve elektronike.

Zëvendës ministrja e Politikave të Informimit në Ukrainë, Tetyana Popova, u shpreh ashpër kundër kësaj faqeje, dhe dha dorëheqjen e saj më 3 gusht, si shenjë proteste ndaj fjalës së lirë të gazetarëve.

Projekti online Myrotvorets, ka ngritur shqetësimet për sigurinë e gazetarëve.

Kjo faqe ka deklaruar se ka targetuar armiqtë e Ukrainës - "sepse këta gazetarë bashkëpunojnë me luftëtarët e organizatave terroriste".





XS
SM
MD
LG