Ndërlidhjet

logo-print

Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara do të kenë kampionen e xhudos në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit. Kayla Harrison do të përfaqësohet me ekipin më të fortë, i krijuar nga artet marciale japoneze dhe amerikane, me një mundësi mjaft të madhe që t'i fitojë tri medalje.

Kayla Harrison hyri në histori kur u shpall amerikanja e parë që fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012. Ajo do të shoqërohet nga dy fitues tjerë medaljesh, Marti Malloy dhe Travis Stevens.

"Xhudo në Amerikë ka ecur mjaft shumë me përfaqësimin e këtyre tre atletëve", u shpreh Jimmy Pedro, trajner i ekipit.

XS
SM
MD
LG