Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni e bllokon ndihmën ushtarake për Pakistanin 


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Pentagoni ka njoftuar se e ka bllokuar ndihmën ushtarake prej 300 milionë dollarëve për Pakistanin pasi ky vend nuk ka ndërmarrë “mjaftueshëm masa” kundër rrjetit Haqqani.

Ndihma është bllokuar megjithë “rëndësinë e sakrificës që ushtria pakistaneze e ka ndërmarrë” duke luftuar kundër terrorizmit prej vitit 2014, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Adam Stump më 4 gusht.

Rrjet Haqqani, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, operon edhe në Pakistan dhe në Afganistan.

Kongresi ka vlerësuar se shuma prej 300 milionë dollarë prej ndihmës totale prej 1 miliard dollarëve e ushtrisë amerikane mund t’i jepet Pakistanit në vitin 2016 vetëm nëse Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter e verifikon se Pakistani ka bërë progres të kënaqshëm kundër grupit në fjalë.

Afati i fundit për pagesën ka qenë 30 qershori, ndërsa Carter e ka lënë që të kalojë ky afat pa e autorizuar fondin.

XS
SM
MD
LG