Ndërlidhjet

Bie përkrahja popullore për Merkel 


Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Arkiv
Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Arkiv

Përkrahja popullore për kancelaren gjermane, Angela Merkel ka shënuar rënie në sondazhet e fundit pas një seri sulmesh që janë bërë në Gjermani, shkruan Reuters.

Gati dy të tretat e gjermanëve janë të paknaqur sidomos me politikat e saj për refugjatët.

Sondazhi i televizionit publik, ARD tregon se përkrahja për Merkel ka rënë për 12 pikë, më sakt duke e pasur përkrahjen e vetëm 47 %. Kjo e shënon përkrahjen më të ulët për të prejse është zgjedhur në vitin 2013.

Në prill të muajit të kaluar, para krizës me migrantë, ajo ka pasur përkrahjen e 75 % të gjermanëve.

Politika e saj për hapjen e dyerve për refugjatët është kritikuar ashpër pas pesë sulmeve në Gjermani, që morën jetën e 15 personave dhe dhjetëra të lënduarve.

Dy prej sulmuesve kanë lidhje me militantët islamik, thonë zyrtarët.

Ndërsa përkrahja për kritikun më të ashpër të Merkelit, kryeministri i landit të Bavarisë, Horst Seehofer është rritur për 11 pikë duke arritur në 44 %.

Mbi 1 milion migrantë kanë hyrë në Gjermani gjatë vitit të kaluar, shumica duke ikur prej lfutrave në Afganistan, Siri dhe Irak.

Kancelarja gjermane është zotuar se vendi i saj do jetë në gjendje të integrojë migrantët dhe se ajo nuk do e ndryshojë politikën e saj për refugjatët.

Testi i radhës për Merkel do të jenë zgjedhjet në landin e Macklenburg-Vorpommern më 4 shtator kur Unioni i saj i Kristian Demokratëve përballen me partinë Alternativa për Gjermaninë çdo herë në rritje për shkak të premtimeve kundër pranimit të migrantëve.

Megjithatë, sondazhi i fundit tregon se gjermanët megjithatë nuk e fajësojnë qeverinë për sulmet e fundit në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG