Ndërlidhjet

Azi: Aleancë e re ushtarake kundër terrorizmit


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani, Afganistani dhe Taxhikistani i janë bashkuar Kinës në një aleancë ushtarake me qëllim të luftimit të militantizmit islamist, njoftojnë zyrtarët.

Liderët ushtarakë të katër shteteve janë mbledhur më 4 gusht në rajonin veriperëndimor kinez, Xinjiang për të bërë të ditur lajmin për aleancën në fjalë.

Aleanca ka për qëllim që të bëj bashkë vendet e rajonit kundër terrorizmit.

Pakistani dhe Afganistani, të dyja aleate të SHBA-ve në luftën kundër terrorit, janë përballur me dhunë nga grupet militante islamiste, përfshirë talibanët dhe Al Kaidën, për më shumë se një dekadë.

Taxhikistani, ka qenë viktimë e militantëve të saj islamik. Kina është gjithashtu duke u përballur me një grup minoritar të militantëve islamik, në rajonin e pasur me naftë, Xinjiang, që gjendet afër kufirit me Pakistanin.

Kina gjithashtu është duke punuar me Pakistanin dhe SHBA-të në bisedimet e pa suksesshme deri më tash për paqe për t’i dhënë fund kryengritjes së talibanëve që po luftojnë në Afganistan që 15 vjet.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë se Uashingtoni e mirëpret aleancën e re duke e konsideruar si diçka “pozitive” për rajonin.

“Ka shumë punë për tu bërë”, ka thënë Toner.

XS
SM
MD
LG