Ndërlidhjet

logo-print

Ronaldo favorit, Messi jashtë nomimimit për sportistin më të mirë


Cristiano Ronaldo është favorit edhe këtë herë për çmimin e lojtarit më të mirë që ndahet nga UEFA çdo vit.

Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Gareth Bale u zgjodhën si më të mirët nga votuesit e 55 vendeve anëtare në UEFA.

Të tre lojtarët patën një paraqitje shumë të mirë në kampionatin evropian, ku Ronaldo ishte i pamposhtur në përfaqësuesen e tij Portugalinë, Griezmann duke shënuar 6 gola, dhe Bale që e dërgoi Walesin në gjysmëfinale.

UEFA ka deklaruar se Lionel Messi ishte i pesti me radhë në raundin e dytë të votimeve, prapa bashkëlojtarit të tij Luis Suarez.

Fituesi do të zgjidhet më 25 gusht, gjatë një ceremonie në Monako.

XS
SM
MD
LG