Ndërlidhjet

FIFA ndërpren hetimet ndaj presidentit Infantino


Komiteti etik i FIFA-s, ka ndërprerë hetimet ndaj presidentit Gianni Infantino, pas dyshimeve për përdorimin e fluturimeve private.

Prokurorët e FIFA-s kanë deklaruar se kanë vendosur t'i japin fund hetimeve mbi dyshimet për konflikt të interesit dhe pranim të dhuratave, dhe kjo është mbështetur edhe nga gjykatësit.

Oda e Prokurorëve deklaroi se "nuk është vërejtur asnjë keqpërdorim i Kodit të FIFA-s, që është kryer nga zoti Infantino".

Një burim i brendshëm i FIFA-s kishte lëshuar një lajm për media se Infantino ka shfrytëzuar fluturimet përmes qeverive të vendeve mikpritëse të Kupës Botërore.

Këto benefite "nuk konsiderohen të dëmshme", thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG